Në Pikën Kufitare të Kapshticës ka probleme me sistemin TIMS, prej mbrëmjes së djeshme.
Mësohet se prej 12 orësh në doganën e Kapshticës për shkak të një defekti në sistemin e përpunimit të të dhënave veprimet për hyrjet daljet e qytetarëve bëhen manualisht.
Sipas drejtorisë së kufirit, bëhet me dije se po punohet me regjistra, por nuk ka radhë mjetesh. Deri tani lëvizjet janë normale, pasi janë shtuar edhe punonjësit e policisë kufitare që bëjnë regjistrimin e qytetarëve.
Edhe në Kakavijë sistemi i përpunimit të të dhënave në palën shqiptare është bllokuar prej 10 orësh që prej mbrëmjes së djeshme. Ende nuk dihet shkaku i bllokimit, por policia ka bërë të ditur se po punon me regjistra me dorë për regjistrimin e hyrje daljeve nga kjo pikë kufitare.