Ish-zyrtarja Alda Klosi është dërguar që prej ditës se djeshme në QSUT nën kujdesin e mjekëve dhe në ruajtje të policisë pasi ka shfaqur probleme kardiake.
Klosi pritet të dalë nesër para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë. Nuk dihet çfarë do të kërkojë prokuroria dhe nëse Klosi do të jetë apo jo e pranishme në seancë
Ajo u arrestua 2 ditë më parë pas dëshmisë së dhënë nga pastruesja Rozeta Dobi, e cila vodhi një shumë të konsiderueshme parash prej mijëra eurosh në shtëpinë e saj.
41-vjeçarja akuzohet për tre vepra penale, “Refuzim për deklarim, mos deklarim, fshehjen ose deklarim i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur e nëpunësve publik, ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale” dhe “Deklarata e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”.