Alda Klosi kërkon ndryshim te masës së sigurimit në Gjykatën e Tiranës.
Ajo është e dyshuar për gati 500 mijë euro që u gjetën në shtëpinë e sanitares Rozeta Dobi.
Seanca e të martës ka dështuar për shkak se gjyqtarja Vjollca Spahiu ka dhënë dorëheqjen nga shqyrtimi i kërkesës, për shkak se pretendon se ka konflikt interesi.
Klosi kërkon lirinë nga qelia me argumentin se ka probleme shëndetësore dhe se ka fëmijët në kujdestari.