Aktualitet Procedohen organizatorët e protestës së shoqatës së transportit dhe studentëve

Procedohen organizatorët e protestës së shoqatës së transportit dhe studentëve

Një ditë pasi kryeministri Edi Rama deklaroi se nuk do të lejohen tubimet dhe grumbullimet, sot janë proceduar penalisht në gjendje të lirë organizatorët e dy protestave të ndryshme të zhvilluara në kryeqytet gjatë paradites.

Kështu, para Ministrisë së Transporteve protestoi Shoqata e Transportit Publik, të cilët kërkojnë lejimin e lëvizjes së mjeteve të transportit. Policia ndërhyri duke shpërndarë protestuesit dhe procedoi penalisht 7 persona si organizatorë.

Ndërsa protesta e dytë u zhvillua tek Ministria e Arsimit, ku protestuan studentë. Nga këta, 4 prej organizatorëve u proceduan penalisht nga policia.

Materialet për këto ngjarje do t’i kalojnë Prokurorisë së Tiranës në ngarkim të 11 personave të identifikuar si organizatorë, për veprën penale “Organizim dhe pjesëmarrje në tubime të paligjshme”.

Policia e Shtetit apelon për respektim në maksimum të masave kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.