Policia e Durrësit ushtroi kontrolle të befasishme në pjesën më të madhe të farmacive, për parandalimin e tregtimit të medikamenteve me çmime abuzive dhe fshehjes së të ardhurave.
Në kuadër të operacionit “Medikamenti”, u proceduan penalisht pronaret e dy farmacive S. L., 32 vjeçe, banuese në Durrës dhe E. D., 40 vjeçe, banuese në Shijak, të cilat duke përfituar nga situata me Covid-19 kishin marrë një sasi disifektantësh për duart (xhela antibacterial), pa faturë tatimore, dhe i tregtonin me çmime abuzive, si dhe në farmacinë në lagjen Nr. 4, u konstatuan shitje pa kupon tatimor.
Policia njofton qytetaret se kontrollet e befasishme do vijojnë në të gjithë qarkun, për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë dhe përfitimit nga situata e krijuar duke abuzuar me çmimet.