Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj është proceduar penalisht në gjendje të lirë për veprën penale të “pengimit të subjekteve zgjedhore”. Sipas policisë së Lezhës, kryebashkiaku Frrokaj ka bërë disa komente për zgjedhjet e 30 Qershorit gjatë një emisioni televiziv.
Policia thotë se dyshohet që kryebashkiaku Frrokaj ka konsumuar elementët e veprës penale “Pengim i subjekteve zgjedhore”.
Procedohet edhe Kryebashkiaku i Mallakastrës
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër, referuan materialet për vlerësim në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për Kryetarin e Bashkisë Mallakastër për veprën penale “Thirrje për veprime të dhunshme”.
Gjatë një emisioni televiziv, Kryetari i Bashkisë Mallakastër, Agron Kapllanaj dyshohet se ka konsumuar elementë te veprës penale “Thirrje për veprime të dhunshme”, në lidhje me procesin zgjedhor.
Më herët, policia njoftoi procedimin në gjendje të lirë edhe të Kryetarit të Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj për veprën penale të “pengimit të subjekteve zgjedhore”. Sipas policisë së Lezhës, Kryebashkiaku Frrokaj ka bërë disa komente për zgjedhjet e 30 Qershorit gjatë një emisioni televiziv. Frrokaj dyshohet se ka konsumuar elementët e veprës penale “Pengim i subjekteve zgjedhore”.