Javën e ardhshme, Komisioni i Ligjeve pritet të marrë në shqyrtim kërkesën e Partisë Socialiste për shkarkimin e kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Kryetari i Kuvendit ia ka dorëzuar dokumentin në fjalë kreut të Komisionit të Ligjeve dhe në fillim të javës, ai pritet të vendoset në kalendarin e punimeve të tij.
Ky komision ka 4 javë kohë për të dalë me një raport lidhur me kërkesën e socialistëve dhe më pas raporti në krye të 3 javëve duhet të kalojë për votim në seancë plenare. Për rastin e shkarkimit të Kryetarit të KQZ nevojitet një shumicë e thjeshtë parlamentare.
Klement Zguri u zgjodh në krye të KQZ në bazë të marrëveshjes Rama – Basha dhe socialistët thotë se ai nuk e justifikon qëndrimin në atë detyrë, sa kohë që sipas tyre, ai shkeli ligjin duke mos e shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë për Kryebashkiakun e Mallakastrës, i cili preket nga ligji i Dekriminalizimit.
Kryeministri ka lajmëruar se ka nisur procedurat e shkarkimit dhe për vetë Kryebashkiakun demokrat të Mallakastrës, i cili është dënuar me burg për me dy vjet për një vjedhje në Itali./Klan