Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar projeksioni paraprak të shpërndarjes së mandateve ku rezulton se në qarkun Durrës, PS ka marrë mandatin e tetë, ku është i pozicionuar kryetari i partisë, Edi Rama, ndërsa PD 6.
Në qarkun Durrës vijon numërimi i votave ku kanë mbetur edhe 87 kuti.
Gara në këtë qark është e fortë, pasi LSI aspiron një mandat të cilin ia merr PS, që është edhe mandati numër 8, pozicion i cili ndodhet Edi Rama.
Dibra thyen rekord për fletët e pavlefshme të votimit
Qarku i Dibrës ka thyer rekord për fletët e pavlefshme. Sipas A2 CNN, është qarku me nivelin më të lartë të votave të pavlefshme.
13.9% e votave të këtij qarku janë shpallur të pavlefshme.
Në Dibër votuan 33651 zgjedhës nga të cilat 4686 fletë kane rezultuar të pavlefshme.
Pjesëmarrja në votime në këtë qark ishte 52%.