Politika Projeksioni: Si pritet të ndahen mandatet e deputetëve në Tiranë

Projeksioni: Si pritet të ndahen mandatet e deputetëve në Tiranë

Nëse zgjedhjet do të mbaheshin të dielën e ardhshme shumicën e mandateve në kryeqytet do të mund ta merrnin socialistët.

Kështu rezultoi nga sondazhi i tretë kombëtar i MRB-së për Euronews Albania. Kompania MRB analizoi të dhënat duke parashikuar edhe se sa mandate do të mund të marrë secila parti në zgjedhje për Tiranën.

Kështu projeksioni për kryeqytetin, nëse zgjedhjet do të mbaheshin të dielën është:

PS – 49.6% (Rez. 2017: 48.2%)

PD – 39.9% (Rez. 2017: 30.8%)

LSI – 7.4% (Rez. 2017: 13.4%)

Parti tjetër – 3.1% (Rez. 2017: 7.6%)

Projeksioni përfshin analizën përmes pyetjeve specifike edhe të votuesve të papërcaktuar në sondazh. Nga ky rezultat ndarja e mandateve për kryeqytetin do të ishte:

PS – 19 mandate

PD – 15 mandate

LSI – 2 mandate

Krahasuar me zgjedhjet e vitit 2017, ky projeksion e nxjerr PS-në me një diferencë më të ngushtë me PD-në – 9.7% nga 19.4%, – teksa LSI-ja dhe partitë e tjera pësojnë ulje – 7.4% nga 13.4%; 3.1% nga 7.6%.

Metodologjia

Sondazhi i tretë i Euronews Albania pyeti në rang kombëtar 1015 persona në qarkun e Tiranës, zona urbane dhe rurale lidhur me mendimet e tyre për zgjedhjet e 25 prillit 2021. Intervistat u realizuan gjatë periudhës 25 shkurt – 12 mars dhe përfshinë 48.8% meshkuj dhe 51.2% femra me të drejtë vote.