Shëndet Projekt pilot global për studimin e gjakut për parandalimin e pandemive

Projekt pilot global për studimin e gjakut për parandalimin e pandemive

Të kërkosh antitrupa koronavirusi në miliona mostra gjaku për të ndjekur evolucionin e pandemisë dhe për të identifikuar shpërthime të reja.

Ky është projekti pilot i ”Observator Global Imunologic” që mund të fillojë nga SHBA dhe që lejon të kryhen teste gjaku për të zbuluar menjëherë fillimin e epidemive të reja.

Një grup ekspertësh amerikanë nga Harvardi, Princeton, Wellcome Trust dhe Institutet Kombëtare të Shëndetësisë (NIH) këtë propozim e kanë publikuar në faqen e revistës ”eLife”.

Ekipi, i udhëhequr nga epidemiologu Michael J. Mina, thekson se fillimisht ata do të jenë në gjendje të testojnë 10 000 mostra gjaku në ditë, për t’u rritur më pas në 100 000 vetëm në SHBA.

Që nga fazat e hershme, ”Observator Global Imunologic” do të zbulonte një shpërthim të Zikës ose etheve të Nilit Perëndimor përpara sistemit aktual të mbikëqyrjes së shëndetit publik amerikan.

Mund të monitorojë gjithashtu evolucionin e gripit sezonal, duke lejuar autoritetet të përgatisin më shpejt spitalet dhe vaksinat.

Mostrat e gjakut, të mbledhura në mënyrë anonime, por të geolokuara, do të analizohen falë platformave ”on-chip” tashmë në treg dhe të afta për të zbuluar praninë e qindra mijëra antitrupave për sëmundjet e njohura.

Në rastin e Covid-19 për shembull, një studim i ngjashëm i kryer mbi popullatën e Wuhan edhe para zbulimit të virusit SarsCoV2, do të mundësonte vëzhgimin në rritje të antitrupave jospecifike, të drejtuara kundër llojeve të ndryshme të koronavirusit, duke dhënë kështu alarmin.