Një ekip nga universiteti i Harvard-it ka nisur një projekt të ri që do të kërkojë prova të ‘qytetërimeve të huaja’.
Të udhëhequr nga profesori Avi Loeb, nga departamenti i astronomisë i universitetit të Harvard, ekipi i projektit Galileo do të përdorë të dhëna të studimit astronomik dhe vëzhgime të teleskopit për të kërkuar prova të civilizimeve të teknologjisë jashtëtokësore, potencialisht të shkatërruar ose aktive.
Ekipi do të zhvillojë algoritme të reja të inteligjencës artificiale për të zbuluar objekte potencialisht artificiale ndëryjore, si dhe satelitë ose fenomene ajrore të paidentifikuara.
Sipas një njoftimi për shtyp, “qëllimi i projektit Galileo është të sjellë gjetje reale për gjithçka që ka mbetur ende mister ose legjendë urbane”.
Profesori Loeb u shpreh: “Në vitin 2017, bota për herë të parë vëzhgoi një objekt ndëryjor, të quajtur ‘Oumuamua’, që po vizitonte shkurtimisht sistemin tonë diellor. Bazuar në vëzhgimet astronomike, ‘Oumuamua’ doli të ketë veti tepër anomale që sfidojnë shpjegimet natyrore të kuptuara mirë deri tani.”
Ky, mendohet të jetë një “objekt i ngjashëm me një pjatë të hollë dhe me disa që duken si antena komunikim”. Ky përshkrim ju kujton diçka sigurisht: Alienët!
Një raport i botuar nga Pentagoni muajin e kaluar raportoi 144 vëzhgime të UFO-ve nga personeli ushtarak amerikan që nga viti 2004, megjithëse vetëm një ishte identifikuar me siguri.
Ekspertët thonë se “komuniteti shkencor ka nevojë për vendosmëri të lartë për të bërë kërkime sistematike dhe transparente“.
“Shkenca nuk duhet të refuzojë shpjegimet e mundshme jashtëtokësore për shkak të stigmës shoqërore ose kulturore që përpiqet t’u japë shpjegime gjetjeve”, thotë Loeb.