Një grup prokurorësh të SPAK me në krye drejtuesin e kësaj strukture, Altin Dumani, kanë përfunduar sot vizitën e tyre studimore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ata janë shoqëruar në SHBA nga anëtarët e ekipit të Zyrës së Ambasadës për Zhvillimin, Ndihmën dhe Trajnimin e Prokurorisë Jashtë Vendit (OPDAT).
Gjatë vizitës në SHBA, prokurorët e SPAK janë takuar me disa nga zyrtarët më të lartë amerikanë për çështje të zbatimit të ligjit.
Në njoftimin e ambasadës amerikane, thuhet se shefi i SPAK, Altin Dumani dhe anëtarët e delegacionit u takuan ndër të tjera dhe me Zëvendës Ndihmës Prokurorin e Përgjithshëm dhe Këshilltarin për Çështjet Ndërkombëtare Bruce C. Swartz, si dhe Koordinatorin e Departamentit të Shtetit për Anti-Korrupsionin Global, Richard Nephew.
Delegacioni u takua gjithashtu me Njësinë e Operacioneve Speciale të Administratës kundër Narkotikëve (DEA).
“Zyrtarët e lartë të SPAK-ut përfunduan vizitën e tyre studimore në Uashington DC këtë javë së bashku me anëtarët e ekipit të Zyrës së Ambasadës për Zhvillimin, Ndihmën dhe Trajnimin e Prokurorisë Jashtë Vendit (OPDAT).
Kreu i SPAK-ut Altin Dumani dhe anëtarët e delegacionit u takuan me Zëvendës Ndihmës Prokurorin e Përgjithshëm dhe Këshilltarin për Çështjet Ndërkombëtare Bruce C. Swartz, si dhe Koordinatorin e Departamentit të Shtetit për Anti-Korrupsionin Global Richard Nepheë.
Delegacioni u takua gjithashtu me Njësinë e Operacioneve Speciale të Administratës kundër Narkotikëve (DEA)”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane në Tiranë.