Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela ka raportuar në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, për veprimtarinë e punës së bërë gjatë vitit 2022.
Prokurori Çela ka raportuar se gjatë vitit 2022, në organin e prokurorisë janë trajtuar 61045 materiale kallëzuese që përbën një rritje prej 0,11% në krahasim me vitin 2021.
Çela ka raportuar se gjatë vitit 2022 janë përfunduar 25853 çështje që përbën rritje prej 0,64 % të çështjeve të përfunduara krahasuar me vitin 2021, prej të cilave: 42,49 % janë dërguar për gjykim, 25,30% janë pushuar, 30,03 % janë pezulluar dhe 2,18 % janë transferuar në prokuroritë kompetente.
“Raporti mbi gjendjen e kriminalitetit, ku përfshihet dhe raporti mbi ngarkesën e punës të prokurorive për vitin 2022 që i janë vënë në dispozicion këtij Këshilli, paraqesin të dhëna të hollësishme për treguesit e punës dhe ecurinë e veprimtarisë për të gjithë prokuroritë. Në këtë raportim, vlerësojmë të ndalemi në disa tregues të performancës së prokurorive, problematikat dhe disa çështje që kërkojnë vëmendjen tuaj.
Gjatë vitit 2022, në organin e prokurorisë janë trajtuar 61045 materiale kallëzuese që përbën një rritje prej 0,11% në krahasim me vitin 2021. Janë ndjekur gjithsej 48250 procedime penale, që përbëjnë një rritje prej 1,63 % në krahasim me vitin 2021, nga të cilat 25708 janë procedime penale të regjistruara, me një ulje prej 9,32 % në krahasim me vitin 2021 dhe 677 procedime penale të rifilluara, që tregon ulje prej 27,52 % në krahasim me vitin 2021. Janë mbartur 21865 procedime penale me rritje prej 20,19 % krahasuar me procedimet e mbartura në vitin 2021. Është vendosur mosfillimi për 12795 referime dhe kallëzime penale, që do të thotë një ulje prej 5,23% në krahasim me vitin 2021.
Gjatë vitit 2022 janë përfunduar 25853 çështje që përbën rritje prej 0,64 % të çështjeve të përfunduara krahasuar me vitin 2021, prej të cilave: 42,49 % janë dërguar për gjykim, 25,30% janë pushuar, 30,03 % janë pezulluar dhe 2,18 % janë transferuar në prokuroritë kompetente.
Janë dërguar në gjykatë 10984 çështje, me akuzë ndaj 12936 të pandehurve, të cilat përbëjnë 66.87 % të totalit të çështjeve në raport me çështjet e pushuara. Krahasuar me vitin 2021 rezulton një rritje prej 4,64 e numrit të çështjeve të dërguara në gjykatë dhe 4,80 % e numrit të të pandehurve dërguar në gjykatë.
Janë dërguar në gjykatë për pushim 5440 çështje, që përbëjnë 33,13 % të totalit të çështjeve në raport me çështjet e dërguara për gjykim, ose krahasuar me vitin 2021 me rritje 16,09 % të çështjeve të pushuara, prej të cilëve 41,91 % janë pushuar për mungesë fakti. Nga të dhënat rezulton se për 140 çështje gjykata ka vendosur kthimin e akteve dhe vazhdimin e hetimeve ose me ulje 2,78 % krahasuar me vitin 2021, ndërsa në 6 çështje është vendosur kthimi i akteve dhe formulimi i akuzës, shifër e njëjtë me vitin 2021.
Në lidhje me vendimet e gjykatës, nga të dhënat statistikore rezulton se në vitin 2022 mbi kërkesat për gjykim të prokurorëve nga gjykata janë dënuar 10546 të pandehur dhe për 217 të pandehur është dhënë vendim për deklarimin të pafajshëm, që zënë 2 % të personave të dënuar, ose krahasuar me vitin 2021 me rritje 14,53 % e numrit të pandehurve të dënuar.“
Gjatë fjalës së tij, Prokurori Çela është shprehur se për shkak të vakancave, numri i prokurorëve ka qenë 202 në fund të vitit 2022.
“Përgjatë vitit 2022, për shkak të vakancave numri i përgjithshëm faktik i prokurorëve ka qenë 187 dhe në korrik me emërimin e 22 magjistratëve të rinj në fund të vitit ishte 202, tregues që evidenton se 134 deri 119 prokurorë i kanë munguar prokurorive me juridiksion të përgjithshëm ose me ulje në total deri në 8.7% të numrit të prokurorëve krahasuar me vitin 2021. Në këtë vështrim, gjendja e numrit faktik të prokurorëve sipas niveleve të prokurorive ka qenë: -162 deri në 177 prokurorë në prokuroritë pranë gjykatave të shkallës së parë, ose 125 deri në 110 prokurorë më pak në numrin faktik për shkak të vakancave ose me ulje deri në 13,6 % krahasuar me vitin 2021; -16 prokurorë në prokuroritë pranë gjykatave të apelit ose 10 prokurorë më pak në numrin faktik për shkak të vakancave, dhe -9 prokurorë në Prokurorinë e Përgjithshme ose 8 prokurorë më pak në numrin faktik për shkak të vakancave, ose me diferenca në të njëjtat shifra në këto dy nivele krahasuar me vitin 2021. Ndërkohë, krahasuar me vitin 2019shifra në ulje të numrin faktik në total është deri rreth 42 % e prokurorëve.”