Prokurori i Tiranës, Bledar Valikaj, është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme ditën e sotme.
Mësohet se Valikaj ka dhënë në SPAK shpjegime për llogari të hetimit që çoi në pranga drejtuesin e prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka.
Valikaj, i cili është bashkëshorti i deputetes socialiste Ermonela Felaj është akuzuar nga kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi si i përfshirë në këtë dosje hetimore.