Prokuroria e Madridit ka kërkuar 4 vjet e 9 muaj burg për Carlo Ancelotti, pasi akuzohet për evazion fiskal.
Ancelotti nuk ka deklaruar 1 milion Euro të ardhura nga e drejta e imazhit në bilancet e 2014 dhe 2015.
Carlo Ancelotti, i cili në atë periudhë vendbanimin e kishte në Madrid në aventurën e parë si trajner i Real, njoftoi tatimet vetëm për të ardhurat nga paga te Los Blancos.
Paratë janë fshehur sipas prokurorëve, duke ia deleguar të drejtat e imazhit një kompanie që quhej Vapia Limited ku fillimisht firmosi një kontratë 10-vjeçare për 25 milion euro që më pas u ndryshua në 3 vjet për rreth 1 milion euro.
Vetë Ancelotti nuk ka komentuar ende në lidhje me hetimet e prokurorisë spanjolle, teksa gjasat më të mëdha janë që trajneri të arrijë një marrëveshje me autoritetet tatimore, në mënyrë që të paguajë një gjobë të majme dhe të mund të vazhdojë rregullisht aktivitetin.
Carlo Ancelotti rinovoi kontratën me Realin e Madridit pak muaj më parë, duke zgajtur bashkëpunimin deri në verën e vitit 2026.
Akuza të ngjashme në Spanjë ka pasur edhe për emra të tjerë të njohur, përfshi edhe Neymar e Cristiano Ronaldo, të cilat janë zgjedhur me marrëveshje dhe të gjithë kanë paguar gjobat në shtetin spanjoll.
Në rastet e mëparshëm të evazionit fiskal në Spanjë ku janë përfshirë personazhe të njohur të sportit si Cristiano Ronaldo, Lionel Messi apo Jose Mourinho është shmangur burgimi, duke e konvertuar në gjobë.