Prokuroria e Posaçme ka kërkuar të dënohet me 10 vite burg iraniani që akuzohet për terrorizëm, Bijan Poladrag.
GJKKO pranoi disa javë më parë kërkesën e mbrojtjes për gjykim të shkurtuar, pavarësisht se iraniani mohon të gjitha akuzat e ngritura nga SPAK.
Polagrad akuzohet për një sërë veprash penale si organizatë terroriste, sulme ndaj sistemit kompjuterik, ndërhyrje në të dhënat kompjuterike të paautorizuara.
Ai dyshohet se ka qenë pjesë e anëtarëve të muxhahedinëve dhe banor i kampit në Manëz për njëfarë kohe.
Polagrad vepronte si i infiltruar mes muxhahedinëve të strehuar në Shqipëri dhe ndërkohë dyshohet se po planifikonte sulm terrorist.
Së fundmi, me kërkesë të SPAK janë ushtruar kontrolle të ndryshme në banesa dhe shoqata të disa shtetasve nga Irani, me dyshimet se ushtrojnë aktivitetin e paligjshëm të spiunazhit, kundër opozitës iraniane në mërgim që strehohet në Manëz.
Bijan Polagradit iu zbuluan biseda dhe mesazhe në drejtim të personave që jetojnë në Iran dhe që dyshohet se janë pjesë e Gardës Revolucionare në këtë shtet.