Prokuroria e Tiranës e ka dorëzuar ditën e djeshme në SPAK dosje “21 janari”.
Kjo prokurori shpalli moskompetencë për hetimin e çështjes pas vendimit të Gjykatës së Lartë që caktoi SPAK-un si kompetente për vijimin e hetimit.
SPAK nisi hetim për “21 janari” më 15 korrik, në zbatim të një vendimmarrjeje të Gjykatës së Lartë, që vendosi se Struktura e Posaçme duhet të hetonte kallëzimin e bërë nga Rajmonda Nika.
Çështja po hetohet për veprat penale “vrasje në rrethana cilësuese”, “shpërdorim të detyrës” dhe “kryerje e veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, të treja kryer në bashkëpunim.