Prokuroria e Përgjithshme i është drejtuar zyrtarisht ambasadës amerikane për të kërkuar informacion mbi deputetin Tom Doshi, i cili kandidon në zgjedhjet e 25 prillit
Në letrën drejtuar ambasadës amerikane, Prokuroria e Përgjithshme kërkon të dijë informacionet që kjo ambasadë disponon rreth Doshit, nisur dhe nga fakti që Departamenti amerikan i Shtetit në prill të vitit 2018, vendosi që t’i ndalojë hyrjen në Shtetet e Bashkuara Doshit dhe anëtarëve të tjerë të familjes së tij.
Ndërkaq, ambasadorja amerikane Yuri Kim, ka bërë thirrje të përsëritura për të penguar rikandidimin e Doshit.
Pas përgjigjes nga ambasada amerikane, Prokuroria shpjegon se do të vlerësojë hapat e mëtejshëm, në varësi të informacionit që do të marrë. Ndërkohë ajo ka nisur veprimet për rreth 27 kandidatët e tjerë, duke kërkuar fillimisht informacion nga të gjitha institucionet vendase.