Aktualitet Prokuroria nis hetimet për dy vetëvrasjet te “Shefqet Ndroqi”

Prokuroria nis hetimet për dy vetëvrasjet te “Shefqet Ndroqi”

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për vetëvrasjet e 2 pacientëve me koronavirus që trajtoheshin në spitalin “Shefqet Ndroqi”.

Burime nga organi i akuzës thanë se janë ngritur akuzat e shkaktimit të vetëvrasjes dhe mos sigurim i kushteve.

Hetuesit e kanë përqendruar punën në kushtet që po trajtohen të sëmurët. Ata kanë marrë deklarimet e mjekëve përgjegjës dhe të familjarëve të tyre.

Një ditë më parë një 65-vjeçar nga Mati humbi jetën pasi u hodh nga kati i katërt i spitalit. Në 13 Gusht ishte një 29-vjeçar nga Durrësi që ndërmori aktin ekstrem.