Gjatë qëndrimit të tij në SHBA, presidenti Ilir Meta ka zhvilluar një takim edhe me ish-ambasadorin amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu.
Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, Meta shkruan se ai mbetet një promovues i miqësisë shqiptaro-amerikane, ndërsa krahas mesazhit ka postuar edhe një foto ku shfaqet krah diplomatit.
“Në fund të kësaj vizite, një çmallje me Ambasadorin Arvizu. Ai mbetet gjithmonë një promovues i palodhur i miqësisë shqiptaro-amerikane”, shkruan Meta.