Një konflikt për motive të dobëta është bërë shkak që pronari i një servisi në bashkëpunim me punëtorin e servisit të godasin me grushte dhe të kërcënojnë me armë zhurmuese një klient. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 1, në Rrogozhinë.
Pas marrjes së njoftimit, Policia ka bërë të mundur arrestimin në flagrancë pronarin e servisit, 40-vjeçarin Armando Mustafa dhe punëtorin e servisit, 36-vjeçarin Mario Malkja.
Policia njofton se këta persona gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me grushte dhe kanë kanosur me pistoletë zhurmuese 40-vjeçarin me iniciale A. G.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një pistoletë zhurmuese e gjetur në vendin e ngjarjes.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.