Sport Pronari i “Tommy Hilfiger” dhe “Michael Kors” shpëton Aston Martin, legjenda rikthehet...

Pronari i “Tommy Hilfiger” dhe “Michael Kors” shpëton Aston Martin, legjenda rikthehet në Formula 1

Nuk është një agjent 007, por gjithsesi ka Madhërinë e Saj Elizabeta si kryetare shteti kanadezi Lawrence Stroll, miliarderi që me shumë gjasa do të shpëtojë nga falimentimi kompaninë automobilistike Aston Martin, partnere e pazëvendësueshme e agjentit James Bond në pothuajse çdo film.

Lawrence Stroll, miliarderi pronar i Michael Kors dhe Tommy Hilfiger

Pronari i disa firmave të njohura të modës si Tommy Hilfiger dhe Michael Kors, me një pasuri rreth 2.6 miliardë dollarë, 60-vjeçari Stroll ka një pasion të hershëm për shpejtësinë dhe makinat, dhe është pronari i ekipit Racing Point, e lindur nga falimentimi i Force India.

Djali i tij Lance është pilot i talentuar në Formula 1

Djali i tij 21 vjeçar Lance, pilot i talentuar i Formula 1 ku me Williams arriti edhe një vend të tretë në 2017, tani garon pikërisht me Racing Point. Por tani miliarderi ka vendosur të blejë rreth 216 milionë euro aksione të Aston Martin, plus rreth 60 milionë euro kapital, duke i lejuar shtëpisë automobilistike 107-vjeçare mundësinë e një të ardhme, diçka e vënë në pikëpyetje nga dështimi pas hyrjes në Bursë në 2018, datë nga e cila ato kanë rënë me 70%.

Por planet e Stroll nuk ndalojnë këtu. Me shumë mundësi vetë Racing Point do të marrë emrin Aston Martin, me të cilin do të garojë në 2021 në Formula 1.

Lawrence Stroll, miliarderi pronar i Michael Kors dhe Tommy Hilfiger
Familja Stroll

Aston Martin shpreson që ky SUV i prezantuar në nëntor të rrisë shitjet
Aston Martin ka një histori të gjatë në Formula 1
Aston Martin ka ndjekur në çdo hap aventurat e James Bond