Kryeministri Edi Rama solli shembuj konkretë sot mbi çështjet e gjykuara keq nga gjykatat shqiptare.
I ndalur konkretisht tek çështja e pronave, Rama lexoi e komentoi disa vendime të dhëna nga Gjykatat mbi tokat në bregdet.
“Le të çohet njëri këtu e të thotë e fitova çështjen pa paguar”, kështu iu drejtua kryeministri biznesit lidhur me Gjykatën Administrative.
“E kërkuat me insistim, por thjesht u shtua një kasap më shumë në tregun e mishit të njerëzve. Ndryshon tek të tjerat, thjesht sepse rrjep me shpejt”, tha Rama.
Kryeministri theksoi se për këto çështje e për shumë të tjera duhet që politika t’i hapë rrugë zbatimit të Vettingut.
“Të zhbllokojmë Vettingun, nuk është çështje politike, por e interesit kombëtar që këta mjeshtra e kthyen prej 20 e ca vitesh drejtësinë në tregun më të madh në këtë vend ku e drejta blihet ose shitet njësoj siç shitet e blihet mish duhet të marrin atë që meritojnë, duhet të zhduken nga rruga e këtij populli”, theksoi kryeministri.