Brazili fitoi 1-2 ndaj Kilit, falë golave të lojtarëve të Botafogos, Da Cruz dhe Luiz Henrique.
Këto 3 pikë rikthyen kombëtaren në “shina”, duke përmirësuar disi renditjen në kualifikueset e Kupës së Botës.
Presidenti i Brazilit, Luiz Iníacio Lula da Silva, në një intervistë të dhënë për mediat, u shpreh se në përfaqësuese të luajnë vetëm ata që aktivizohen në kampionatin vendas, duke përjashtuar kështu yjet e Europës, si Neymar, Vinicius, etj.
“Për momentin nuk ka gjithë ata yje mes atyre që luajnë jashtë. Nuk është Garrincha apo Romario. Në ekipet e huaja, vetëm shumë lojtarë të rinj që nuk janë ende yje. Në Brazil ka lojtarë të mirë të së njëjtës cilësi, kështu që ne duhet t’u japim mundësi atyre që janë këtu”, tha ai që shtoi se ka takuar presidentin e federatës braziliane për ta diskutuar këtë ide.