Bota Propozimi “bombë” i SHBA-së për Turqinë: Dërgoni në Ukrainë sistemin raketor rus

Propozimi “bombë” i SHBA-së për Turqinë: Dërgoni në Ukrainë sistemin raketor rus

Në një kohë kur Ankaraja po përpiqet të luajë rolin e ndërmjetësit në bisedimet e armëpushimit Rusi-Ukrainë, kontaktet mes Uashingtonit dhe Ankarasë janë intensifikuar më tej deri në pikën se çështja e S-400 ruse është ngritur sërish.

Një propozim “bombë” thuhet se është bërë nga SHBA në Turqi.

Sipas New York Times, SHBA kanë propozuar që Turqia të dërgojë në Ukrainë në funksion të mbrojtjes ajrore pikërisht sistemet ruse S-400, të cilat janë blerë e posedohen nga Ankaraja.

E gjitha kjo, në këmbim të kthimit të Turqisë në programin F-35, nga i cili u përjashtua pikërisht sepse kishte proceduar me blerjen e S-400 rus. Kjo, natyrisht, do të nënkuptonte se marrëdhëniet e Turqisë me Rusinë do të “siluroheshin” pasi ajo do të merrte anën e Ukrainës, ndërkohë që lufta është në kulmin e saj.

Ky skenar komentohet nga gazetari David Sanger i New York Times.

Sipas tij, propozimin përkatës amerikanët tashmë ia kanë komunikuar palës turke, e cila megjithatë nuk e ka komentuar (deri më tani), as nuk ka dhënë ndonjë përgjigje.

“Propozimi ndaj Turqisë për të furnizuar Ukrainën me sistemet ruse kundërajrore S-400 do të testonte se sa i gatshëm ëshët një aleat i NATO-s për mbështetje ndaj Ukrainës”, raportoi New York Times.

Ideja lindi kur zv/Sekretarin i Jashtëm Wendy R. Sherman vizitoi Turqinë dy javë më parë.

Një tjetër zyrtar i lartë amerikan tha se SHBA e dinin se propozimi do të zemëronte Vladimir Putin. “Ukraina po përdor tashmë dronët e prodhimit turk, por Turqia është e shqetësuar se dhënia i sistemeve kundërajrore mund ta bëjë vendin një objektiv të zemërimit rus”.

“Në të njëjtën kohë, trajektorja rritëse e Turqisë mund të jetë e rëndësishme,” thuhet në artikull. Gazeta kujton se administrata Trump e përjashtoi atë nga programi luftarak F-35 – në të cilin ajo ishte edhe blerëse dhe prodhuese e pjesëve për avionë të avancuar – pas blerjes së S-400. “Një marrëveshje për vendosjen e sistemeve kundërajrore në Ukrainë mund të hapë derën për riintegrim në programin F-35”, tha gazeta.

Së fundi, New York Times raporton se Departamenti i Shtetit nuk pranoi të komentojë, ashtu si edhe ambasada turke në Uashington.

Turqia ka kërkuar heqjen e sanksioneve ndaj industrisë së mbrojtjes, si dhe blerjen e 40 F-16 të rinj.

Një përpjekje për të riaktivizuar marrëdhëniet u bë nga Ankaraja gjatë një bisede telefonike dhjetëditore midis Erdogan dhe Biden. Ndërsa lufta në Ukrainë po vazhdon dhe Rusia është e izoluar financiarisht nga komuniteti ndërkombëtar, Erdogan ka ngritur çështjen e rishikimit të marrëdhënieve të mbrojtjes SHBA-Turqi.

Erdogan i tha homologut të tij amerikan Joe Biden se roli i Turqisë në përpjekjen për të vazhduar dialogun midis Moskës dhe Kievit është i rëndësishëm për të parandaluar përshkallëzimin e krizës. Ai theksoi se takimi trepalësh Lavrov-Kuleba-Çavushoglou në Antalia, disa orë më parë, ishte një sukses diplomatik.

Biden përshëndeti përpjekjet e Turqisë për të mbështetur një zgjidhje diplomatike të krizës. Gjatë bisedës së tyre telefonike, e cila zgjati rreth një orë, të dy udhëheqësit shprehën shqetësimin për pushtimin e vazhdueshëm rus të Ukrainës dhe riafirmuan mbështetjen e tyre për Kievin, sipas një deklarate të Shtëpisë së Bardhë.

Sipas një deklarate të lëshuar nga zyra e Erdoganit, presidenti turk i theksoi homologut të tij amerikan se kishte ardhur koha për të hequr të gjitha sanksionet “të padrejta” kundër industrisë turke të mbrojtjes. Ai shtoi se Turqia dëshiron të blejë 40 avionë të rinj luftarakë F-16 dhe të modernizojë ato ekzistuese sa më shpejt të jetë e mundur.

Ankaraja fillimisht kishte planifikuar të blinte më shumë se 100 avionë luftarakë F-35 të prodhuar nga Lockheed Martin, por SHBA e përjashtuan Turqinë nga programi në vitin 2019 pas blerjes së sistemeve ruse anti-raketë S-400. Turqia e quajti vendimin të padrejtë dhe kërkoi 1.4 miliardë dollarë kompensim.

Pak muaj më parë u bë e ditur se Ankaraja kishte paraqitur një kërkesë në Uashington për blerjen e 40 avionëve F-16 dhe pajisjeve për të modernizuar flotën e saj luftarake. Blerja e S-400-ve ruse solli edhe sanksione amerikane ndaj Turqisë. Në dhjetor 2020, Uashingtoni futi në listën e zezë Drejtorinë e Industrisë së Mbrojtjes të Turqisë, të kryesuar nga Ismail Demir dhe tre zyrtarë të tjerë.