Punonjësit e seksit me origjinë kineze, pretendojnë se po diskriminohen për shkak të koronavirusit dhe po zgjedhin të gënjejnë për profilin e tyre në mënyrë që të kenë më shumë punë.
Siç shkruan Daily Mail, punonjëset e seksit në Zelandën e Re po zgjedhin të ndryshojnë kombësinë e tyre në reklamat që kanë në internet dhe të ulin çmimet.
Një punonjëse seksi kineze e cila nuk dëshironte të identifikohej, tha për “NZ Herald” se ajo gjithashtu i ka ulur fitimet e saj në gjysmë dhe ka ndryshuar kombësinë në reklamë.
Megjithë uljen e fitimeve të saj nga 180 në 90 dollarë, gruaja ende pretendon se ka humbur më shumë se 50% të biznesit të saj, që nga shpërthimi i koronavirusit.
Sipas saj, biznesi nuk i ka ecur kurrë kaq keq sa tani.
Njerëzit po refuzojnë të paguajnë për shërbimet e saj pavarësisht se ajo është një qytetare e Zelandës së Re, që nuk është kthyer në Kinë për tetë vjet.
Gruaja thotë se klientët nuk e shohin të ndryshme “nga dikush që sapo është kthyer nga Wuhan-i”.
“Unë nuk e përmend që unë jam kineze dhe ofroj një zbritje të madhe, por klientët po na shmangin sikur ne të jemi virusi”, tha punonjësja e seksit.
Sipas aktivistes, Dame Catherine Healy kjo është një “kohë shqetësuese” për punonjësit e seksit.
Kolektivi i Prostitutave në Zelandën e Re, i ka paralajmëruar punonjësit e seksit të ndjekin masat paraprake të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Organizatës Botërore të Shëndetit.
Punonjësja e seksit, Lisa Lewis, tha se asaj i duhet të kontrollojë klientët nëse kanë simptoma të ftohjes ose gripit.
“Unë i kam bërë ata të bëjnë dush para meje, ku unë vendos sapunin që kam blerë mbi ta për të siguruar ruajtjen e higjienës, dhe nuk i puth klientët”, tha Lewis.