Punonjëset e seksit në Britaninë e Madhe, po i kërkojnë ndihmë qeverisë pasi kanë mbetur pa punë tanimë që klientët e martuar kanë mbetur të bllokuar në shtëpi me gratë e tyre.
Ata thonë se të ardhurat kanë rëndë ndjeshëm gjatë bllokimit. The Sun shkruan se ndërkohë që pritej që seksi virtual të lulëzonte, vajzat në kamera dhe ato të bisedave seksuale thonë se puna e tyre gjithashtu ka rënë.
“Shumica e klientëve të mi të rregull janë të martuar dhe nuk mund të shkëputen nga gratë tanimë për të më telefonuar.
Shumë klientë të tjerë që janë beqarë akoma jetojnë me nënat dhe baballarët, kështu që ata as ata nuk mund të më marrin”, tha njëra prej vajzave që komunikon në chat.
Më tej vajza shton: “Unë kisha një klient të rregullt që më telefonoi dhe unë mezi dëgjova se çfarë po thoshte, sepse ai po pëshpëriste me zë të ulët. Kur e pyeta se çfarë po bënte, ai tha që fshihej nën shtrat dhe gruaja e tij ishte poshtë në kuzhinë.”
Kështu, Kolektivi i Prostitutave në Angli po i kërkon qeverisë t’i ndihmojë.
Një zëdhënëse tha: “Qindra mijëra familje në Mbretërinë e Bashkuar mbështeten në të ardhurat nga puna e seksit për të mbijetuar. Por punëtorët e seksit janë përjashtuar nga masat e ndihmës urgjente financiare të qeverisë, sepse punonjësve të seksit iu mohohet statusi si punëtorë. Kjo do të thotë që punonjësit e seksit janë të përjashtuar nga mbështetja që punëtorët e tjerë po marrin në këtë kohë kritike. Punëtorët e seksit, ashtu si të gjithë punëtorët e tjerë në Mbretërinë e Bashkuar, kanë nevojë për para për të paguar qiranë e tyre, hipotekat dhe faturat e shërbimeve.”