Sport Protagonist në titullin historik të Leverkusen-it, Xhaka: Ëndërr e bërë realitet, jemi...

Protagonist në titullin historik të Leverkusen-it, Xhaka: Ëndërr e bërë realitet, jemi kthyer në legjenda

Mesfushori Granit Xhaka, ishte një nga protagonistët e Bayer Leverkusen këtë sezon, në fitimin e titullit kampion në Bundesligë.

Pas triumfit, Xhaka u shfaq shumë i lumtur, ndërsa deklaroi se këtë moment e kishte ëndërruar gjithmonë.

“Kur nis futbollin ëndërron për momente si këto. Në adoleshencën time kam ndjekur shumë momente si këto. Për mua është një ëndërr e kthyer në realitet. Unë kam fituar tituj me Basel-in, por triumfet përtej kufijve janë gjithmonë më të veçantë. Tani jemi kthyer në legjenda pasi ky klub nuk kishte fituar kurrë titullin.

Nuk më habit asgjë nga ajo skenë që kemi parë pasi në stadium kishim tifozë, të cilët prisnin këtë moment prej 60 apo 70 vitesh. Ishim edhe në fushën tonë dhe ky element e bën edhe më të veçantë këtë titull”, tha Xhaka.