Kryedemokrati Sali Berisha iu është drejtuar me një mesazh të zgjedhurve të të gjitha niveleve dhe anëtarëve e mbështetësve të Partisë Demokratike.
Mesazhi ka në qendër protestën e 11 korrikut, për suksesin e të cilës, ish-kryeministri thotë se janë vendimtare 3 ditët e ardhshme. Më tej, Berisha shprehet se ajo duhet me çdo kusht të jetë protesta më e madhe dhe më e fuqishme që ka njohur Tirana deri më sot.
Anëtarëve dhe mbështetësve të PD-së, Berisha ju ka bërë thirrje që të bëjnë gjithçka për mobilizimin më të paparë për të garantuar pjesëmarrjen e demokratëve në protestë.
Më 11 korrik, Berisha thotë se mbështetësit e PD-së duhet të dëshmojnë para shqiptarëve dhe botës se janë shumica politike e vendit e gatshme për çdo betejë e fitore.