Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta dhe kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha po zhvillojnë një takim në selinë blu.
Sipas informacioneve paraprake, ky takim bëhet në kuadër të aksionit opozitar që pritet të kulmojë me protestën që do të mbahet më 6 dhjetor në Tiranë, ditën kur do të organizohet samiti BE-BP në kryeqytetin shqiptar.
Më datë 27 tetor, Sali Berisha dhe Ilir Meta nënshkruan marrëveshjen që i hap rrugë bashkëpunimit të dy partive aleate në zgjedhjet lokale të 14 Majit.
Partia Demokratike dhe ajo e Lirisë do të dalin në betejën e radhës elektorale me kandidatë të përbashkët që do të përzgjidhen nga primaret dhe se Këshillat Bashkiake do të drejtohen nga përfaqësues të propozuar nga Partia e Lirisë, në rastet kur këshilltarët e saj përbëjnë shumicën.