Partia e Lirisë do të zhvillojë një protestë këtë të premte, 8 dhjetor, në orën 12:00 para godinës së SPAK.
Protesta ka të bëjë me arrestimin e Presidentit të Lirisë, Ilir Meta, të cilin Partia e Lirisë e cilëson si një goditje politike.
Për të siguruar rendin dhe shmangur përshkallëzimin e situatës, forca të shumta policie kanë rrethuar godinën SPAK.
Përkrahësit e PL pritet të mblidhen për të protestuar kundër veprimeve që ata i shohin si të motivuara politikisht.
Kjo është protesta e parë që Partia e Lirisë organizuan pas arrestimit të liderit të saj më 21 tetor.
Por gjithashtu dhe protesta e parë që organizohet në Shqipëri kundër SPAK.
Më herët dhe mbështetësit e Partisë Demokratike janë mbledhur përpara organit të akuzës, por në mbështetje të Berishës, kur ai kishte seancat gjyqësore.