Mbrëmjen e kaluar u mbajt ceremonia e ndarjes së çmimeve Oscar, ku u shpallën si çdo vit fituesit e filmit më të mirë, skenarit më të mirë, aktorit më të mirë etj.
Aktorja Natalie Portman parakaloi në tapetin e kuq me një fustan në ngjyrë të zezë dhe gold, të markës Dior.
Vëmendjen e të gjithëve e tërhoqën detajet e veçanta në fustanin e Portman, ku kishte qëndisur disa emra.
Në formë proteste dhe në mbështetje të femrave, aktorja kishte shkruar përgjatë fustanit të saj emra të regjisoreve që nuk u nominuan këtë vit në “Oscars 2020”.
Mes tyre arritën të dallohen emrat e Greta Gerwig (Little Women), Lulu Wang (The Farewell), Céline Sciamma (Portrait of a Lady on Fire), Lorene Scafaria (Hustlers), Melina Matsoukas (Queen & Slim), Alma Har’el (Honey Boy).
“Sipas mënyrës time, doja të vlerësoja të gjitha regjisoret femra që nuk u vlerësuan për punën e tyre të jashtëzakonshme këtë vit”- u shpreh Portman, e cila mori mbështetjen e publikut për këtë gjest.
Natalie Portman embroidered her Dior cape with all of the female directors who weren’t nominated for #Oscars. Check out her explanation here. pic.twitter.com/kyyo2wVMZf
— Amy Kaufman (@AmyKinLA) February 10, 2020