Një protestë po zhvillohet këtë të diel nga fermerët e zonës së Devollit, të cilët kundërshtojnë çmimit të naftës dhe të plehrave kimike.
Fermerët kanë dale në rrugën nacionale në hyrje të Bilishtit së bashku me mjetet e tyre bujqësore.
Një nga kërkesat kryesore të fermerëve janë subvencionet bujqësore.
Në pankartat e tyre të vendosura në mjetet bujqësore shkruhet:
“Duke braktisur fermerët keni braktisur Shqipërinë. Mos e lini bujqësinë të mjerë! Subvencione bujqësore sot për një të ardhme më të mirë nesër”.