Një incident është regjistruar në fund të protestës së opozitës, pas mbarimit të fjalimit të ish-kryeministri Sali Berisha.
Një grup protestuesish çanë kordonin e policisë dhe qëlluan me bojë të kuqe dhe të zezë muret e ndërtesës së Kryeministrisë.
Një person është shoqëruar me forcë nga policia.
Ndërkohë që protestuesit kanë ndezur dhe qirinj në shkallët e kryeministrisë për të ndjerët që Partia Demokratike akuzon se janë vrarë nga shteti.