Aktualitet Protesta, Mirela Vata: Sot të gjithë në shesh, beteja është për Shqipërinë...

Protesta, Mirela Vata: Sot të gjithë në shesh, beteja është për Shqipërinë si gjithë Europa

Nuk mungojnë thirrjet në rrjetet sociale nga përfaqësuesit e opozitës për protestën e sotme përpara Kryeministrisë, e nënta radhazi.

I tillë është edhe apeli i një prej drejtuesve të PD-së në Mat.

Mirela Vata, kryetare e grupseksionit nr.4 në Burrel, ka përcjellë një mesazh të fortë në Facebook, pak orë përpara protestës.

Sipas saj, sot përpara Kryeministrisë duhet të tubohen të gjithë qytetarët shqiptarë pa asnjë përjashtim, pasi vetëm kështu Rama do detyrohet të japë dorëheqje.

E sotmja, thekson Vata, duhet të jetë dita e fundit e Edi Ramës si kryeministër.

Postimi i plotë:

“E sotmja duhet të jetë e fundit për të gjithë këtë sistem qeveri-krim. Forca jonë do të jetë në shesh dhe aty do të tregohet, ashtu siç dimë ne me qytetari dhe emancipim. Aty të gjithë, pa asnjë përjashtim, i madh e i vogël, burra e gra, rezistencë deri në fund për të rikthyer Kushtetutshmërinë dhe shpëtuar pluralizmin.

Shqipëria është e jona, është e të gjithëve, fatin dhe të ardhmen tonë nuk mund ta lëmë në dorë të “bablokut” dhe “bablokëve” të krimit të organizuar. Beteja është për Shqipërinë si gjithë Europa.

Prandaj, o sot o kurrë, 21 qershori duhet të memorizohet si dita e kapitullimit të qeverisë-krim përballë qytetarëve.

#AsnjëHapMbrapa”