Drejtori i Teatrit Kombëtar Hervin Çuli me anë të një statusi në faqen e tij në Facebook që mban datën 18 shkurt ka sulmuar protestën e Partisë Demokratike.
Ai ka ironizuar tubimin e 18 shkurtit me anë të një statusi, përmes së cilit shigjetonte aktorin që hapi protestën, Besmir Haliti, në mbrojtje të së cilit duket se është vënë edhe ikona e kinemasë dhe teatrit, aktori Robert Ndrenika.
“I pari ne proteste foli nje aktor(keshtu u prezantua) nga Fushe Kruja. Nese e njeh njeri te me japi ndonje koordinate, se gjynah i shkreti, duhet sqaruar, pasi shume gjera per teatrin (shante para mbrapa) deri ne Fushe Kruje edhe mund te mos kene mberritur. Ta marre djalli, dhe kete aktorin nga Fushe Kruja kishim mangut!” shkruan drejtori Çuli.
Por, aktori i madh Robert Ndrenika, duke i dalë në mbrojtje aktorit të sulmuar, e ka ironizuar Çulin duke i shkruar një koment therës: “Qe kur drejtori ka nisur te beje ham-ham?”.
Por Çuli i është përgjigjur menjëherë: “Qe kur niveli yt ikone zbriti ketu ku je?”.
Por pas kësaj përgjigjeje, të shumtë janë qytetarët që mbështesin Ndrenikën.