Mijëra vetë protestuan në Budapest kundër planit për të ndërtuar një kampus universitar të Universitetit Kinez në kryeqytetin hungarez.
Liberalët, kundërshtarë të kryeministrit nacionalist Victor Orban, e akuzuan atë për tradhëti, pasi po miqësohet shumë me Kinën dhe i frikësohen faktit se ndërtimi i ketij kampusi, mund të rrisë influencën e Pekinit në Hungari dhe në mbarë Bashkimin Europian.
Sipas protestuesve, këto fonde, në vend që të shkojnë për ndërtimin e kampusit, mund të ndihmojnë në rritjen e cilësisë së universiteteve vendase.
Qeveria e drejtuar nga Orban nënshkroi në muajin prill një marrëveshje me qeverinë kineze, për të ndërtuar kampusin e studentëve të Universitetit Fudan. Qeveria e quajti protestën të panevojshme dhe një histeri politike, bazuar vetëm në thashetheme. Kundër këtij projekti është shprehur edhe vetë kryebashkiaku i Budapestit.