Gratë iraniane kanë qenë në ballë të përshkallëzimit të protestave në Iran dhe kanë djegur shamitë, pas vdekjes në paraburgim të një gruaje të arrestuar për shkelje të ligjeve të hixhabit.
Demonstratat kanë vazhduar për pesë net radhazi dhe janë shtrirë në disa qytete të vendit, shkruan BBC.
Në Sari, në veri të Teheranit, turma të mëdha brohoritën, ndërsa gratë dogjën hixhabet në shenjë proteste.
22-vjeçarja Mahsa Amin u rrah për vdekje, disa ditë pasi u arrestua nga policia me arsyetimin se nuk e kishte vendosur siç duhet shaminë e saj.
Policia hodhi poshtë dyshimet e mediave sociale se ajo ishte rrahur, duke thënë se e reja u sëmur, teksa qëndronte me gratë e tjera në burg.
Veshja e shamisë (Hixhabi) është i detyrueshëm për gratë në Iran që pas Revolucionit Islamik të vitit 1979 dhe anëtarët e policisë morale zbatojnë kodin e rreptë të veshjes.
In Sari, Mazandaran province, women set fire to their headscarves tonight during the fifth night of protests in Iran over the death of Mahsa Amini, 22, following her arrest by morality police over mandatory hijab law.pic.twitter.com/yaXg8JGD3P
— Shayan Sardarizadeh (@Shayan86) September 20, 2022