Bashkia e Korçës është vënë në qendër të kritikave për shkak se ka ftuar këngëtarin boshnjak, Goran Bregovic, në Festën e Birrës, që mbahet në mes të muajit shkurt në qytetin juglindor.
Në rrjetet sociale janë shtuar thirrjet për anulimin e ftesës për Bregovic, pasi e quajnë atë “këngëtar të ultra nacionalizmit serb”. I lindur në Sarajevë, nga një baba kroat dhe nënë serbe, Bregovic është një prej këngëtarëve sllavë më të famshëm në botë.
Disa artistë shqiptarë, si CapitalT, kanë deklaruar se nuk do të marrin pjesë në Festën e Birrës, që organizohet në datat 18-22 gusht.
Por nënkryetarja e Bashkisë Korçë, Benila Themeli tha se nuk do të tërhiqen nga koncerti i Bregoviç, pasi ai është një artist dhe si i tillë nuk mund të trajtohet si diçka politike. Ajo ka përmendur që më herët ai ka qenë në Shqipëri dhe në kuadër të tureve të tij në dt 22 do të jetë edhe në Korçë. Festa e Birrës tha ajo është një aktivitet harmonie dhe paqeje dhe jo një aktivitet përçarës i keqpërdorur politikisht.
“Është ftuar nga organizatorët dhe është një nga shumë këngëtarët që do të këndojnë në 10 koncerte. Nuk ka bosht që të lidhet performancë e Bregovic me politikën. Festa kërkon të lidhë dhe jo të përçajë popujt e Ballkanit. Prania e tij është vlerë e shtuar për Festën e Birrës”, tha Themeli.