Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u prit me thirrje “Basha, ik” në protestën e sotme për Teatrin Kombëtar.
Këto thirrje u pasuan edhe me ato “Rama, ik”, derisa erdhi ndërhyrja e regjisorit Robert Budina.
“Të gjitha palët politike kanë të drejtën të gjejnë mënyrat se si mund t’i shërbejnë Shqipërisë. Nuk ia kemi mbyllur asnjeriu derën e Teatrit dhe nuk ia kemi refuzuar të drejtën për të shprehur mendimet e veta. Këtu do të flasin mbrojtësit e teatrit, ndaj kemi bërë listën vetë se kush do të flasë, për të eleminuar keqkuptimet”, tha Budina.