Kryeministri Edi Rama sot ka vendosur që diskutimin me studentët ta bëjë në Vlorë, me studentët e Universitetit “Ismail Qemali”.
Prej dy ditësh kreu i qeverisë ka nisur atë që ai e quan dialog me studentët, ndërkohë që shumica prej tyre nuk pranojnë diskutim me kryeministrin, por kërkojnë vetëm plotësimin e 8 pikave.
Ditën e djeshme, Rama zhvilloi një bashkëbisedim me studentët e Universitetit Bujqësor të Tiranës, ku këta të fundit ia thanë në sy shqetësimet kryeministrit.
Po dje, Rama njoftoi se duke filluar nga janari studentët e ciklit Bachelor do të paguajnë 50 % më pak tarifë studimi.