Vizita e parë shtetërore e Mbretit Charles III është shtyrë.
Vizita e planifikuar për në Francë, është pezulluar për shkak të protestave të dhunshme që kanë mbërthyer Parisin dhe qytetet e tjera kundër vendimit të qeverisë për reformën e pensioneve.
Udhëtimi në Paris dhe Bordeaux do të fillonte të dielën, por të dy qytetet u përfshin nga skena dhune, të qytetarëve të revoltuar me vendimin e qeverisë për të zgjatur moshën e pensionit.
Hyrja e bashkisë në qytetin e Bordo u përfshi nga flakët pas sulmeve me bomba molotov.
Zyrtarët kishin këmbëngulur më parë se nuk kishte kërcënime të njohura për udhëtimin, por agravimi i situatës ka bërë që Mbreti i ri i Anglisë të shtyjë vizitën e tij të parë zyrtare.