Bota Protestat kundër masave për COVID-19 në vendet europiane

Protestat kundër masave për COVID-19 në vendet europiane

Protestat në vendet europiane kundër masave shtrënguese për të frenuar koronavirusin vazhduan gjatë natës dhe të dielën.

Pesë oficerë policie u plagosën në Holandë dhe të paktën 40 persona u arrestuan në tre provinca ndërsa protestat e dhunshme kundër kufizimeve vazhduan për të dytën natë radhas.

Autoritetet holandeze përdorën pompa uji, qen dhe forcat e policisë për të frenuar të rinj që u vunë flakën objekteve dhe hodhën fishekzjarre në trazirat më të rënda që kur një bllokim i plotë shkaktoi protesta në janar ku u arrestuan më shumë se 500 vetë.

Sipas rregullave të reja, baret dhe restorantet do të duhet të mbyllen në orën 20:00, aktivitetet sportive do të vijojnë të zhvillohen me dyer të mbyllura, ndërsa numri i personave që një familje mund të presë në shtëpi u kufizua në 4.

Në Bruksel mijëra njerëz u mblodhën sot në qendër të qytetit për të protestuar kundër forcimit të masave që synojnë frenimin e përhapjes së COVID-19. Shumë prej tyre protestuan gjithashtu kundër udhëzimeve këmbëngulëse për t’u vaksinuar dhe çdo hapi të mundshëm drejt vaksinimit të detyruar. për të imponuar injeksione të detyrueshme.

Austria, është shteti i parë europian që riktheu izolimin total pas disa muajsh. Tashmë i gjithë vendi do të mbyllet për 20 ditë nga e hëna dhe përjashtim nuk bëjnë as të vaksinuarit.

Mbi 10 mijë persona dolën në rrugë mbrëmjen e së shtunës për të kundërshtuar vendimet e kancelarit dhe refuzuan thirrjet e policisë për të vendosur maskat.

Milano dhe Roma ishin dy kryeqendrat e protestave italiane ndaj masave antiCovid. Incidente pati mes policisë dhe protestuesve, por që fatmirësisht situata nuk përshkallëzoi në përplasje.

Gjatë disa ditëve të fundit, ka pasur marshime në shumë vende europiane, ndërsa qeveritë e këtyre vendeve vendosin masat shtrënguese.