Kryeministri Edi Rama ka akuzuar Presidentin Ilir Meta dhe ish-kryeministrin Sali Berisha, si organizatorë të protestave kundër rritjes së çmimeve.
Sipas tij, duke mohuar në këtë mënyrë rritjen e ccmimeve, “këto protesta janë një përpjekje e ulët e të të njëjtave hije të së shkuarës, për të manipuluar njerëzit duke hedhur gurin e fshehur dorën!.
“Për kë e njeh dorën e nongratave të shpallur e të pashpallur, këto protesta janë një përpjekje e ulët e të të njëjtave hije të së shkuarës, për të manipuluar njerëzit duke hedhur gurin e fshehur dorën! Ky nuk është populli, po e njëjta pakicë e zhurmshme në kërkim të rrëmujës!”, shkruan Rama në Twitter nga Antalja e Turqisë, ku ndodhet në një samit për paqen globale.