Partia Socialiste do të kërkojë përjashtimin nga punime të Kuvendit për një periudhe 10 ditore të deputetëve të Partisë Demokratike, Flamur Noka, Belind Këlliçi dhe Edi Paloka.
Ditën e djeshme, mes tensionesh brenda dhe jashtë Kuvendit, seanca parlamentare u ndërpre nga deputetë të opozitës të cilët përdoren edhe bilbila si zhurmues, duke bllokuar edhe foltoren dhe duke sjellë debate mes palëve.
Demokratët u mblodhën para godinës së Parlamentit për të protestuar për çështjen “McGonigal” si dhe përjashtimin e 8 deputetëve të PD nga seanca plenare ashtu siç ishte paralajmëruar ditë më parë nga Sali Berisha.