Aleanca për Teatrin dhe përfaqësues të opozitës janë mbledhur ditën e sotme në protestë para Bashkisë së Tiranës. Pas disa minutash nga nisja e protestës, janë hedhur molotov dhe tymuese para godinës së Bashkisë së Tiranës.
Ata kërkojnë që të lejohen të hyjnë në godinën e Bashkisë së bashku me këshilltarët e opozitës për të marrë përgjigje në lidhje me kërkesën e tyre për transparencë.
Tubimi përpara Bashkisë së Tiranës vjen pas 3 urdhër-arresteve që SPAK-u lëshoi më 28 Mars për 3 drejtorët e Bashkisë së Tiranës, ndërsa 6 zyrtarë të tjerë u lanë në detyrim paraqitje.
Sipas këshilltarëve bashkiakë, Veliaj është pjesë e aferave në të cilën janë përfshirë disa prej drejtorëve të Bashkisë së Tiranës për abuzime me tenderat dhe përfitimet e milionave përmes kompanisë “5D”.
Opozita dhe Aleanca për Teatrin kërkon dorëheqjen e kryebashkiakut Erjon Veliaj dhe arrestimin e tij.