Kur ka kaluar një orë e gjysmë nga nisja e protestës dhe pas incidenteve të dhunshme para godinës së Kryeministrisë, protestuesit kanë marshuar drejt selisë së Partisë Socialiste.
Protestuesit i kanë vënë zjarrin selisë së PS-së duke hedhur molotov.
Ndërkohë nga bombat molotov ka rrezikuar jetën një kameraman dhe disa policë.
Pas hedhjes së molotovëve në drejtim të godinës së PS-së, uniformat blu kanë shpërndarë protestuesit duke përdorur gaz lotsjellës.