Një përpjekje për të goditur parlamentin e Gjermanisë gjatë protestës së madhe të së shtunës në Berlin kundër kufizimeve Covid-19 është dënuar nga politikanët në të gjithë spektrin politik.
Demonstruesit, simpatizues të ekstremit të djathtë, depërtuan përmes një kordoni dhe ngjitën shkallët e Rajshtagut përpara se policia t’i shpërndajë.
Ministri i brendshëm tha se duhet të ketë “tolerancë zero” për një sjellje të tillë.
Rreth 38,000 persona dolën për demonstratën më të gjerë, kryesisht paqësore të Berlinit.
Çfarë ndodhi në Rajshtag?
Demonstruesit që mbanin flamurin e ish Gjermanisë perandorake – të përdorur nga grupi i ekstremit të djathtë të Reichsbürger (Qytetarët e Reich) – kapërcyen një grusht policie për të vrapuar në hyrje të ndërtesës.
Policia shtoi radhët në disa qindra.
Përleshjet filluan dhe protestuesit u shpërndanë nga policia duke përdorur sprajt me piper. Disa persona u arrestuan.
Policia refuzoi kritikat për numrin e vogël, duke thënë se ata nuk mund të “ishin kudo gjatë gjithë kohës”.
Cilat ishin reagimet?
“Rajshtagu është domeni i parlamentit tonë dhe qendra simbolike e demokracisë sonë. Është e padurueshme që ngatërrestarët dhe ekstremistët ta keqpërdorin atë për qëllimet e tyre,”-tha Ministri i Brendshëm Horst Seehofer.
Presidenti Frank Walter Steinmeier dënoi “një sulm të padurueshëm në zemrën e demokracisë sonë”.
“Ata që janë zemëruar me masat tona kundër koronavirusit ose që dyshojnë në domosdoshmërinë e tyre mund ta bëjnë këtë hapur, në protesta. Por toleranca ime përfundon kur protestuesit goditen me vagonin e armiqve të demokracisë dhe të tërbuarve politikë.”
Nënkancelari Olaf Scholz, nga Social Demokratët, ishte një nga disa që dënoi shfaqjen e simboleve perandorake të ekstremit të djathtë gjerman.
Çfarë ndodhi në demonstratë?
Protesta fillimisht ishte ndaluar, por një gjykatë përfundimisht e lejoi atë të vazhdonte me kusht që të respektoheshin masat e koronavirusit, të tilla si mbajtja e maskës dhe distancimi social.
Në tërësi, 300 njerëz u arrestuan në vende të ndryshme, 200 pasi agjitatorët e krahut të djathtë hodhën gurë dhe shishe pranë Portës së Brandenburgut.
Policia urdhëroi shpërndarjen e protestës ndërsa dita vazhdonte sepse ata që morën pjesë nuk po respektonin rregullat e koronavirusit.
Protestuesit ishin të mbushur ngushtë në vende, dhe u ulën së bashku në tokë në një pikë.
Midis të arrestuarve ishte autori dhe teoricieni i komplotit Attila Hildmann, i cili u ishte drejtuar turmave përmes një altoparlanti.
Megjithëse Gjermania deri më tani nuk e ka parë valën e rasteve që prekin disa pjesë të Evropës, shkalla e infeksionit të saj është në rritje. Numrat e rasteve të reja po arrijnë shifrat e larta që nga prilli.