Aktualitet Provimet e gjuhës bllokojnë bashkimin familjar të emigrantëve në Gjermani

Provimet e gjuhës bllokojnë bashkimin familjar të emigrantëve në Gjermani

Sipas një raporti të revistës gjermane “Spiegel”, pamundësia për të dhënë provimin e gjuhës gjermane aktualisht ka bllokuar bashkimin familjar.

Shumë bashkëshorte e bashkëshortë presin të bashkohen me partnerin në Gjermani, shkruan revista e njohur gjermane, dhe agjencia e lajmeve AFP, duke iu referuar një përgjigjeje të Ministrisë së Jashtme gjermane pas një kërkese të deputetes të së majtës, Gökay Akbulut.

Personave të prekur nuk i janë ofruar alternativa të tjera. Testi i gjuhës gjermane është kusht për bashkimin familjar.

Testet e gjuhës gjermane nuk po zhvillohen në 18 vende, mes tyre përmendet edhe Shqipëria, Egjipti, Libani dhe Meksika. Kurse në vende të tjera testi i gjuhës gjermane as nuk ofrohet, 81 vende janë të prekura. Sipas “Spiegel”, institutet Goethe janë duke u përpjekur aktualisht për ofrimin e provimeve online të gjuhës.

Kjo media citon ministrin e shtetit, Niels Annen (SPD) me deklaratën se në këtë drejtim plotësohen standardet në sigurinë kundër falsifikimeve apo mbrojtjes së të dhënave.

Deputetja e majtë Akbulut kritikoi ashpër qeverinë gjermane. “E drejta e njeriut për familjen duhet të vlejë pa kufizim edhe në kohë pandemie”, kërkoi politikania opozitare e majtë, dhe shtoi se është e papranueshme, që të kërkosh nga bashkëshortët një provë të njohurisë gjuhësore, të cilën ata nuk kanë mundësi ta ofrojnë. /DW