Politika PS do garojë e vetme në zgjedhjet vendore: Do të fitojmë për...

PS do garojë e vetme në zgjedhjet vendore: Do të fitojmë për herë të parë edhe Bashkinë e Shkodrës

Partia Socialiste do të garojë e vetme dhe jo me aleatë në zgjedhjet e ardhshme vendore. Vendimin e bëri të ditur kryetari grupit parlamentar socialist, Taulant Balla.

“Partia Socialiste e Shqipërisë edhe në vitin 2021, edhe në vitin 2019 ka garuar e vetme, edhe në vitin 2017 po ashtu. Kështu që në këtë aspekt besoj që ne e kemi qartësuar opinionin tonë. Ne do të vazhdojmë të bashkëqeverisim vetëm me aleatin tonë të vetëm që janë njerëzit e thjeshtë dhe të zakonshëm”, tha Balla.

Në zgjedhjet e vitit të ardhshëm, PS kërkon të fitojë për herë të parë edhe Bashkinë e Shkodrës.

“Mjafton të shikoni zgjedhjet e 6 marsit që në Shkodër pati një pjesë e caktuar e opozitës që mori mandat dhe unë besoj që qytetarët e Shkodrës e kuptojnë që nuk ka qenë zgjedhja më e mirë. Besoj që në maj të vitit të ardhshëm kur të kemi zgjedhjet, PS do të synojë fitoren pas shumë vitesh edhe në bashkinë Shkodër”, u shpreh Balla.

Kur na ndajnë edhe 7 muaj nga zgjedhjet për të parët e 61 bashkive, shumica socialiste ende nuk ka një qëndrim zyrtar për hartën territoriale të vendit.